Zhduket pa lënë gjurmë 17-vjeçarja shqiptare
Një tjetër vajzë është shpallur e zhdukur në Kosovë.
Policia e Kosovës njofton se bëhet fjalë për një vajzë 17-vjeçare nga fshati Ceceli në Vushtrri, e cila ka dalë nga banesa ditën e djeshme në orën 07:00 të mëngjesit, por nuk është kthyer më në shtëpi.
Të alarmuar, familjarët kanë lajmëruar policinë për rastin, ndërkohë që po punohet për gjetjen e vajzës adoleshente.
Ky është rasti i dytë në harkun kohor të 24 orëve, që në Kosovë zhduket një vajzë e re.
Ditën e djeshme, një 19-vjeçare nga Prizreni u shpall e zhdukur nga Policia e Kosovës.