“Zhvatësit e Kosovës janë bashkuar, tani e ka radhën populli!”
Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar për zhvillimet në Kosovë, ku qeveria e ligjshme u rrëzua gjatë pandemisë. Në një postim në Facebook, ai shprehet se zhvatësit e Kosovës janë bashkuar dhe tani e ka radhën populli të bashkohet.
“Pyetja që sot duhet shtruar është se a mundet Kosova të bëhet shtet normal duke pasur mbi shpin aq shumë politikanë ‘abnormalë’, që rrëzojnë qeveri e duan të marrin pushtet në kohë pandemie?! Përgjigja është po, sepse Kosova ka ajkën e rinisë shqiptare, se ajo ka rini që nuk ia lejon askujt të shkelë mbi vullnetin e saj! Po pra, Kosova do bëhet shtet normal sepse populli i saj tani i sheh qartë si janë bashkuar të gjithë zhvatësit e tij dhe se tani ai e ka radhën të bashkohet!””,- shprehet Kim Mehmeti.