Zhvillohet në Francë protestë për lirimin e Ramush Haradinajt, emrat e njohur që morën pjesë (Foto)

Në solidaritet ndaj kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u arrestua vetëm pak ditë me parë në Francë është zhvilluar gjatë ditës së sotme në këtë shtet një protestë paqësore.

Këtë nisëm e ka patur menaxheri i artistëve Ilir Balija, i cili ka mbledhur personazhe të ndryshëm duke përfshirë edhe artistë në këtë prostetë. Mes tyre ishin edhe emra të njohur si boksieri Arnold Gjergji, boksieri i njohur Nuri Seferi, Ajvaz Berisha Konsul në Frankfurt si dhe këngëtari Astrit Mulaj.

Qëllimi i kësaj proteste ishte kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit./Gazeta Express/

 

SHKARKO APP