Zjarret, një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar pas shpërthimit të zjarreve në komunën e Gjakovës. Ai u shpreh se shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. “Jam në kontakt me Kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar. Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Po ashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar”, shprehet Haradinaj./KosovaPress/

SHKARKO APP