Zjarrfikësit në Prishtinë shpëtojnë macen që po mbytej

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Zjarrfikësit në Prishtinë kanë shpëtuar një mace që kishte rënë në një kanal të hapur pesë-metërsh në rrugën “Agim Ramadani”.

Një nga personat që kishin thirrur zjarrfikësit ka shpjeguar ngjarjen për portalin koha.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendosëm që t’i thërrasim zjarrfikësit pasi që më herët kemi pasur përvoja të tilla megjithatë Policia ka qeshur vazhdimisht me ne kur kemi lajmëruar raste të keqtrajtimit të kafshëve. Zjarrfikësit reaguan shumë shpejt dhe menjëherë kanë arritur ta shpëtojnë macen dhe ta mbyllin kanalin e hapur”, ka thënë ajo për koha.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?