Zotohet Kurti: Nuk do e respektoj marrëveshjen e Washingtonit kur të kthehem në detyrë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se nëse partia e tij kthehet në qeverisje, nuk do të respektojë marrëveshjen e Washingtonit të arritur në Shtëpinë e Bardhe më 4 shtator.

Kurti ka thënë se ajo marrëveshje është nënshkruar nga një kryeministër jolegjitim, siç e quan ai, ndërsa shton se ndërmjetësuesit nuk duhet që të shtyjnë përpara marrëveshje që ndërlikojnë marrëdhëniet mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Kreu i VV thekson se vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme.

Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë.  Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë.

Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

SHKARKO APP