Zv/kryeministri Fatmir Limaj kundër Presidentit Thaçi

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se deklarata e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve është një iniciativë personale, të cilën ai thotë se nuk e përkrah.

“Ne besojmë që presidenti ka dalë me qëndrime të tij individuale, të pakonsultuara dhe besojmë se presidenti me këto qëndrime të tij rreth kësaj çështje ka marrë qëndrim antikushtetues’, tha Limaj për televizionin publik të Kosovës.

“Unë pak a shumë po nuhati se çka po ndodh në këtë vend. Në Kosovë Republika Serpska nuk ka me pas, këtë le ta ketë të qartë presidenti, edhe kryeministri, edhe zëvendëskryeministri, edhe kryetari i Kuvendi, edhe liderët opozitarë. Të gjithë ne duhet ta kemi të qartë: Ne nuk kemi mandat me ia bë Kosovës Republika Serpska’, shtoi Limaj. “Unë e di që flitet për ndarje por qëllimi është diku tjetër. Republika Serpska në Kosovë nuk ka me pasë. Ky është rrënim dhe shkatërrim i shtetit tonë”, tha ai.  Ndërkohë John Bolton, këshilltar për siguri kombëtare i Presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA nuk do t’i pengonte aspak shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse për këtë pajtohen të dyja palët

SHKARKO APP