Zvicër, 14-vjeçarja shqiptare shpallet kampione në matematikë

Një vajzë 14-vjeçare shqiptare është shpallur kampione e Matematikës, në Zvicër. Lajmin e bën me dije Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Fecebook.

“Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë! Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport.

Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!

Të lumtë!” , ka shkruar Çitaku.

SHKARKO APP