Zyra për Informim e Policisë së Kosovës: Rreth 1 milion pushues nga Kosova shfrytëzuan bregdetin shqiptar këtë vit
Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe në ditët e fundit të këtij sezoni turistik mes pandemisë së koronavirusit.
“Edhe mëngjesin e kësaj të shtune pati fluks te jashtëzakonshëm të hyrjes në Shqipëri të pushueseve kosovarë. Llogaritet që këtë mëngjes te shtunës të kenë hyrë 15 mijë qytetarë të Kosovës me 5 mije mjete. Destinacionet nisin me Shëngjinin,Velipoja, Durresi dhe shkojnë deri poshtë në jugun e thellë. Gjatë gjithë këtij muaji, fluksi ka qenë i lartë, pavarësisht se ky muaj shënoi dhe numrin më të lartë të infektimeve dhe jetëve të humbura si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Vetëm gjatë gushtit mbi 800 mijë qytetarë kosovarë pushuan në Shqipëri. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, bën të ditur se gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës.
Por shifrat mund të jetë më lart pasi gjatë gushtit çdo ditë në mëngjes e mbrëmje ka patur një fluks të jashtëzakonshëm në Vërmicë dhe numri i qytetarëve të Kosovës që pushuan këtë verë në Shqipëri, do t’i kalojë pritshmëritë, me më shume se 1 milion pushues” shkruan RTK.
Burimi: RTK