Zyrtare, flet Fatmir Limaj: Blloku heq dorë nga pozita e Kryeparlamentarit

Ai në emër të partive të Bllokut, ka treguar se përfundimisht kanë hequr dorë nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.“Koalicioni është i gatshëm që Kryetarin e Parlamentit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese ta votojë propozimin e subjektit që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe me propozim zgjidhjen që ia kemi ofruar Presidentes, e cila hap rrugë dhe garanton që shumica të qeverisë me vendin sipas Kushtetutës”, ka thënë Limaj, pas takimit të Bllokut.Ai nuk ka treguar se çka do të ndodhëme pozitën e Kryeministrit dhe as kush do të nominohet për këtë pozitë.

Limaj ka thënë se është çështje e koalicionit sa i përket pozitës së Kryeministrit derisa ka thënë se ky Bllok është i fortë dhe i qëndrueshëm.Me këtë rast, Limaj i ka bërë thirrje Flora Brovinës të thërret sa më shpejt seancën konstituive dhe të nisin procedurat për formimin e institucioneve të reja.Limaj ka thënë se presin që në këtë situatë të reflektojë PDK’ja dhe të mos mbetet më pengesë për formimin e Qeverisë.Ky zyrtar i Bllokut ka thënë se këtë zgjidhja ia kanë dërguar edhe Presidentes Jahjaga, nga e cila presin që të luajë rolin e saj kushtetues.

SHKARKO APP