Zyrtarët e bashkisë dalin të pastrojnë borën, por aksidentohen vetë
Reshje bore u regjistruan mbrëmjen e një dite më parë në Kosovë. Megjithatë Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit i njoftoi qytetarët atje se rrugët janë pastruar e janë të hapura për qarkullim.
Në deklaratën e lëshuar prej saj theksohej në mënyrë të vecantë se rrugët janë të kalueshme edhe në zonat malore, ku reshjet kanë qenë më të dendura, e situata më e rënduar.
Ministri Lumir Abdixhiku, i cili shkoi ta shihte gjendjen nga afër, I bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes në timon me qëllimin të shmangen aksidentet e mundshme.
Por incidentet nuk është mundur të shmangen plotësisht, e ndër të parët që u përfshinë nga problemet ishin disa zyrtarë të drejtorisë së shërbimeve publike në Prishtinë.
Nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit kosovar, Muhedin Nushi pohoi një grup zyrtarësh të kësaj drejtorie, përfshirë dhe drejtuesen e saj Medina Braha, kanë marrë lëndime të lehta pasi u aksidentuan mbrëmjen e së martës gjatë kohës që ishin në terrën bashkë me ekipet e pastrimit të dëborës.