Home Bota Kreta goditet...

Kreta goditet sërish nga dy lëkundjet sizmike të fuqishme mesditën e sotme

213
0

Pas tërmetit të fortë 5.8 i shkallës Rihter që goditi dy ditë më parë Greqinë, disa lëkundje të tjera sizmike janë shënuar në Kretë. Ashtu siç raportojnë sizmologët, këtë lëkundje janë pasgoditje të tërmetit të madh.

Sipas mediave greke një tërmet i dyfishtë ndodhi mesditën e së Mërkurës në Kretë dhe shqetësoi përsëri banorët e Arkalochori, ku ka shumë ndërtesa që kanë pësuar dëmtime serioze.
Vlerësimi fillestar për tërmetin e parë ishte 4.3 të shkallës Rihter. Lëkundja e dytë sizmike është regjistruar në orën 14:54, dhe ishte me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter.
Të dy dridhjet e reja u përqendruan pesë kilometra në jugperëndim të Arkalochori me një thellësi fokale prej pesë kilometrash.

Raportohet se që nga tërmeti i para dy ditëve në Kretë janë shënuar së paku 15 pasgoditje që i kalonin 4 rihter, më i fuqishmi ishte 5.3. Fatmirësisht këto pas lëkundje nuk kanë shënuar dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit