1220 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, rruga e Obotit e pakalueshme

1220 hektarë tokë mbeten nën ujë në Shkodër, e rritur me 100 Ha nga dje. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, e rritur me 5 cmm që nga ora 18:00 e ditës së djeshme.

Në këtë rrugë vijon të operohet me një mjet të kalueshmërisë së lartë së bashku me katër forca të ushtrisë.

Ndërkohë, ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pikë ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, rruga është e pakalueshme për mjetet e ulëta. Grupet e EC të bashkisë janë në monitorim të situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?