14 maji, Agron Duka: Duhet të marrim mbi 20 bashki

SI do të jetë opozita në këto zgjedhje lokale? Kryetari i PAA-së, ish-deputeti Agron Duka tregon formulën sesi do të fitojë opozita në zgjedhjet e 14 majit. Për të opozitarët duhet të bashkohen, dhe jo ndaj dy grupeve, të Berishës apo të Alibeajt. Për të opozita duhet të paktën të fitojë 20 bashki.

“Ajo që ne duhet të synojmë është të marrim një numër të konsiderueshëm bashkish, 20 e lart. Nëse arrihet kjo mund të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare. Nëse nuk arrihet kjo do jetë shumë e vështirë për zgjedhjet parlamentare.

Unë mendoj që të bashkohemi rreth një kandidati dhe secili të japë kontribut duke e mbështetur. Rasti i Igli Carës në Durrës ka një mbështetje të gjerë, jo vetëm ata të Foltores. Unë si parti aleate, ne do mbështesim Igli Carën”, tha Agron Duka.

SHKARKO APP