21 vjeçar mbërrin në urgjencën e Lezhës i rrethuar nga policët
Kronikë E Martë, 28 Shtator 2021 17:12
21 vjeçari Aldi Rama, autor i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, është futur në urgjencën e spitalit rajonal Lezhë, pasi gjatë aksionit të policisë për kapjen e tij ai ka qëlluar veten me armë. I riu është pa ndjenja dhe ka marrë plagë të shumta. Bluzat e bardha kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, por gjendja e tij është kritike.