34 shoferë të arrestuar, Policia gjobit 7101 të tjerë në 3 ditë aksion

Në 3 ditët e fundit, Policia Rrugore thotë se ka vënë në pranga 34 shoferë dhe po ashtu ka gjobitur 7101 të tjerë. Ende në rrugët e Shqipërisë ka shoferë që lëvizin të dehur dhe që shkelin rregullat bazë të qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik.

“Janë arrestuar në flagrancë 34 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 136 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 8 për qarkullim në sens të kundërt. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 7101 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara”.

 

SHKARKO APP