4 ditë pa ujë, qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

Qytetarët në Vlorë prej 4 ditësh janë përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Në protestën e sotme ata u shprehën të revoltuar duke thënë se nuk do të lëvizin derisa të vij uji.

“Kemi katër ditë pa ujë. Një avaz do vijë sot, do vij nesër S’kemi ku të lahemi, ikim në fshat, lahemi nëpër liqene nëpër përronj”, tha një qytetar.

Një pensionist tha se nuk po ia dalin dot me të blerë ujin në dyqan. “Duam ujë, shteti nuk ka forcë të ujidisë një pompë. Ku është kryetarja e bashkisë. Po vijmë erë. Me të blerë nuk ia vlen, unë 200 mijë lekë marr pension. Duam ujë nuk lëvizim nga vendi”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu edhe një tjetër reagoi i revoltuar duke i thënë gazetares se mos të afrohej se ishte pa larë që prej ditës kur u ndërpre furnizimi me ujë. “Është turp për bashkinë e për shtetin. Mos mu afroni se vij erë. Turp i Zotit”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?