5 zonat e kuqe të Tiranës ku shpërndahet kokainë
Alliasi, një nga zonat periferike të Tiranës, që për policinë cilësohet si zonë e kuqe ku tregtohet apo shpërndahet lënda narkotike. Me rrisk janë edhe Kombinati, Lapraka, ish-parku i autobusëve dhe zona e Freskut.
Në 11 muaj ka rezultuar se të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë 1180 persona. 311 prej tyre janë arrestuar për kultivim, shitje, shpërndarje apo dhe trafik të lëndëve narkotike. 859 persona të tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë dhe 10 autorë vijojnë të jenë të shpallur në kërkim.
Në jo pak raste, ka rezultuar se lënda narkorike e llojeve të ndryshme, si kokainë, heroinë e kanabis, është shitur në doza të vogla, e kryesisht kanabisi edhe në afërsi të shkollave. Personat e përfshirë në shitjen e drogës në doza të vogla kanë rezultuar adoleshentë.