8 krime me 12 viktima, Breçani: Policia nuk po tregon forcën goditëse. Krimi ka fituar terren

Në çdo qytet raportohet nga një ngjarje kriminale, të vrarë dhe banda që duan hakmarrje. Tetë ngjarje kriminale janë regjistruar gjatë periudhës janar-mars, të cilat kanë shkaktuar 12 viktima.

Sipas ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçani, krimi i organizuar ka fituar terren dhe policia nuk po tregon forcën e saj goditëse për të mbajtur territorin nën kontroll. Një rol të rëndësishëm, sipas tij, ka edhe dokumentimi i ngjarjes për të parandaluar veprime të tjera.

Për të Policia nuk po e tregon forcën e saj goditëse për të mbajtur territorin nën kontroll. Forca goditëse e policisë së shtetit është mjaft e zbehtë. ”Në ngjarjen e Top Channel mendoj që janë në rrugën e mbarë për dokumentimin e ngjarjes. Çdo dokumentim i ngjarjes parandalon veprime të tjera”,-tha ai për ”A2cnn”.

Po ashtu Breçani nënvizon edhe se ngjarjet kriminale mund të parandalohen, duke i mbikëqyrur grupet kriminale nga policia dhe duke njoftuar çdo aktivitet kriminal.

SHKARKO APP