8 vite burg për Shundin, vrau burrin e motrës. Sherri për traditat dhe menunë e vitit të ri

Sherri për traditat dhe menunë e vitit të ri, i mori jetën Vladimir Zvezhdës. Për këtë krim, Gjykata e Apelit ka dënuar me 8 vite burg 32-vjeçarin Klajdi Shundi, i cili vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve, 2021. Apeli la në fuqi akuzën e “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”, pasi ai vrau Lavdi Zvezhdën teksa ai po zihej me motrën e tij në banesë.

Inaugurimi i shtëpisë së re të Klajdi Shundit dhe festimi i ndërrimit të viteve me motrën e tij, kunatin dhe dy mbesat u kthye në tragjedi mëngjesin e 1 janarit 2021, te zona e “5 majit” në Tiranë.

Konflikti verbal e ktheu festën mes krushqish, pasi ata u grinden me njëri-tjetrin nëse traditat e mikpritjes por edhe menunë, i kishte më të pasura zona e Korçës apo e Pogradecit. Teksa asnjëri nuk lëshoi pe nga qëndrimi i tij, në pije e sipër Klajdi Shundi e qëlloi me thikë kunatin e tij Vladimir Zvezhda, i cili ndërrroi jetë në spital.

Kur po flisnim për traditat e zonës, madje nëse menuja e Korçës ishte më e pasur se e Pogradecit, Klajdi i kërkoi viktimës që të flisnin me radhë dhe të dëgjonin njëri-tjetrin. Nga sa rrëfejnë të afërmit, ai u revoltua, mori thikën nga kuzhina dhe doli jashtë ku dhe e goditi bashkëshortin e të motrës.

SHKARKO APP