Aksident në Lezhë: Automjeti përplas furgonin e Policisë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin dytësor “Laç–Milot”, ku një automjet tip veturë është përplasur me një furgon të Policisë së Shtetit. Ngjarja ka ndodhur në territorin e Lezhës dhe ka shkaktuar plagosjen e tre personave.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore e Lezhës shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe është përplasur me një furgon policie. Furgoni drejtohej nga I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.

T., drejtuesi i automjetit, është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Drejtuesi i furgonit të Policisë dhe një pasagjer në të janë lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, më pas janë larguar në banesat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet për ngjarjen janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Ndaj shtetasit E. T. është nisur procedim penal në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?