Aksident në Lushnje, plagosen dy persona
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes. Në ngjarje janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në përplasje. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në zonë, i cili u rëndua për disa minuta pas përplasjes.
KOHA JONË SONDAZH

