Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

SHKARKO APP