Aksident tragjik në Greqi, vdesin 2 vëllezërit shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në Greqi, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy vëllezër shqiptarë, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona të tjerë.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur në rrugën Lamia – Livadeia, ku shoferi shqiptar ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës, e më pas makina ka përfunduar në lumë.

Si pasojë kanë humbur jetën 30 vjeçari dhe vëllai i tij 27-vjeç, ndërsa kanë mbetur të plasur tre pasagjerët e tjerë, një 31 vjeçar shqiptar, dhe një 29 dhe 22-vjeçar grek.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

SHKARKO APP