Alimehmeti: Ka 100 arsye se pse duhej shkarkuar Veliaj
Këshilltari bashkiak i PD, Ilir Alimehmeti thotë se Erion Veliaj duhej të ishte proceduar për ‘’5D’’, për taksat që i merrte qytetarëve dhe nuk ktheheshin në investime publike.
”Ka 100 arsye se pse duhej të ishte shkarkuar Erion Veliaj edhe shumë më herët sesa sot. Jo vetëm për një procedurë, për një klauzolë ligjore por duhej të ishtë proceduar për inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Duhej të ishte proceduar për firmën ‘’5D’’ që po bëhen ‘’6D’’ e ‘’7D’’ e me radhë. Duhej të ishte proceduar për të gjithë gënjeshtrat që ka thënë. Për atë impiantin e ujërave të zeza që është akoma aty dhe nuk diskutohet do shkojë edhe ai për arbitrazh se nuk kishin llogaritur që Japonia funksionoka me jen dhe jo me lekë dhe qenka problem këmbimi.
Për të gjitha taksat që na merr neve nga xhepat, në fund fare nuk kthehet në investime publike. Si me Erionin, si pa Erionin Bashkia e Tiranës nuk i realizon investimet publike dhe neve paratë na i merr. Fundi i fundit ka abuzuar patjetër por mund të kishte lënë diçka të mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

