Avokati i Popullit “puth” opozitën, Dyrnjaja: Qesharake që PD e kthen Endri Shabanin në refren

Denid Dyrnjaja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se kthimi i Endri Shabanit në një “refren” politik nga opozita, në një ditë ku ka shumë çështje të tjera për të protestuar, është i pakuptimtë dhe qesharak.

Nuk e di pse mu asociuan pamjet me ata të deputetëve ukrainas kur i futën në kazanët e plehrave, por këta grinden me veten e vet. Duket sikur po merren vetëm me veten, kanë një lloj izolimi, frustrimi, protesta nuk po arrin qëllimin. Megjithatë revolta është e nevojshme sepse tregon që gjërat nuk janë në rregull. Berisha është në habitatin e vet. Pjesa qesharake është që opozita po flet me shumë vonesë, u desh të fliste SPAK-u, që pastaj të fillonte opozita të fliste për Ergys Agasin.

Ata grinden me veten e tyre dhe duken sikur merren me vetveten. Kjo e komplikon pa nevojë situatën. Ka një lloj izolimi dhe frustrimi që nuk të çon aty ku duhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ta kthesh sot Endri Shabanin në refren është gjëja më qesharake. I jep një personalitet publik dhe politik të panevojshëm. Duhej një personazh si Shabani që të bënte këtë gjest dhe ta kthente në ‘memot e ditës”,

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?