Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një person

Një banesë është përfshi nga flakët, dhe ngjarja ndodhi këtë të shtunë në fshatin Vidhas të Elbasanit. Një person ka humbur jetën pasi mbeti i asfiksuar nga tymi. Viktimë ka mbetur Dalip Vercani, 90-vjeç.

Postimi i plotë

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në fshatin Vidhas të Elbasanit, një i moshuar nderron jetë. Rreth orës 15:45 të pasdites së sotme, një shtëpi banimi në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, një i moshuar i cili mbeti i asfiksuar nga tymi ndërroi jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore. Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejté fatkeqësisht një i moshuar humbi jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?