Belind Këlliçi: Ka skenar të mosbindjes civile pa kthim pas

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tregon se u diskutua se shumë shpejt demokratët do të zhvillojnë një protestë që nuk do të ketë kthim pas, por që nuk dha asnjë datë.

Po ashtu, ndër të tjera ai pohoi edhe se aksioni opozitar do të shoqërohet me greva, mosbindje civile, revolta dhe me denoncime në Kuvend.

“Nuk besoj se është çështje date, por është çështje koordinimi mbi të gjitha, një aksioni shumë planësh. Koordinimi me faktorët opozitarë, me shoqërinë civile. Është lënë një takim këtë javë me sindikatat. Nuk është ideja që të bëjmë një protestë për hir të protestës. Ideja është se do bëjmë një protestë pa kthim pas. Do të jetë një protestë me koordinim të detajuar. Aksioni do të jetë i shoqëruar me greva, me mosbindje civile, me revoltë dhe me një aksion të fortë denoncimesh”,-tha në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP