”Call center dhe lojërat e fatit”, Hoxha: Dy mënyrat që policia ka pasur për të bërë lekë të jashtëligjshme

Gazetari i njohur i kronikës së zezë, Artan Hoxha flet për operacionin të policisë spanjolle në call center shqiptar tha se është e pabesueshme që një polici e një vendi të huaj të vijë të operojë në vendin tonë.

”Ne u ndeshëm me pasojat e një fenomeni që kishte 1 dekadë që ushtrohej në Shqipëri por se kishim menduar se Shqipëria do bëhej objekt ku do kryheshin operacione të një policie të një shteti tjetër në një shtet tjetër. Policia spanjolle hyn në objekt, dhe kjo ishte e pabesueshme se si 25 trupa të policisë spanjolle me armatimet e tyre të kryejnë veprime policore në territorin e Shqipërisë, kjo është e pabesueshme, si mundet një polici tjetër të operojë në vendin tonë”,-tha në ”MCN TV”.

Për të Shqipëria u kthye në fushë betejë dhe detyroi të vinin ata këtu sepse mashtrimi që po u bëhej nga territori shqiptar sepse themeluesit e parë kanë qenë izraelit dhe pastaj kjo u shtri se aty u futën shqiptarët në lojë, hapën pika punësoheshin një numër i madh personash ku mashtroheshin me shuma të mëdha parash.

”Policia ka pasur dy mënyra për të bërë para në mënyrë të jashtëligjshme, lojërat e fatit që funksionin dhe kur e kishim të ndaluar me ligj, dhe përmes call center. Dhe ata synuan të godasin dhe të çojnë mesazh te krimi i organizuar sepse kanë kryer mashtrime me shuma të mëdha, por në Shqipëri nuk shkuan atje ku ata pretendonin. Kur e kam pyetur Ramën lidhur me këto aktivitete, më është përgjigjur se nuk mund ti godasim se ato janë një nga sipërmarrjet që punësojnë sot një numër të madh të rinjsh”.

SHKARKO APP