Dhunë mes familjarëve në Kukës, dy vëllezër shpallen në kërkim
Dy vëllezër, banues në fshatin Çam të Kukësit, janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj tre kushërinjve të tyre.
Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur me grushte dhe shkelma shtetasit: A. D., 51 vjeç, O. D., 48 vjeç, dhe N. D., 23 vjeç. Të dëmtuarit kanë marrë asistencë mjekësore dhe më pas janë larguar drejt banesave të tyre. Policia vijon punën për kapjen e dy vëllezërve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
Në të njëjtën kohë, Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë ndaluan shtetasin G. O., 55 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Kontrolli u bë në hyrje të Shqipërisë, ku rezultoi se shtetasi kishte kryer prerje pemësh, punime ndërtimi pa leje dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në fshatin Myç Mamëz.
Gjithashtu, materialet procedurale u referuan Prokurorisë për tre raste të tjera: Në Tropojë, shtetasi H. B., 62 vjeç, banues në fshatin Margegaj, është proceduar penal për bllokim të rrjedhës së përroit të fshatit, pas kallëzimit të shtetasit G. B.
Në Has, shtetasi M. G., 42 vjeç, banues në Krumë, është proceduar penal për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë për ndalimin dhe kontrollin e automjetit të tij.
Materialet e të gjitha rasteve i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

