Doli shëtitje me qenin dhe humbi, policia e Vlorës lokalizon turistin gjerman
Pas gati 24 orëve kërkim, turisti gjerman i cili kishte dalë shëtitje me qenin e tij, është lokalizuar dhe pritet të merret në shpëtim.
73-vjeçari ka arritur të dërgojë një sinjal nga vendi ku ndodhej, në “Skalom të Beget“ një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit. Policia e Vlorës menjëherë është vënë në lëvizje për të shkuar në ndihmë të tij.
Rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm, ai është nisur së bashku me qenin e tij në drejtim të Karaburunit dhe nuk është parë më. Për këtë arsye, një qytetar ka sinjalizuar humbjen e turistit 73-vjeçar.