Durrës, mbytet në det një 16-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i mitur ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, 16-vjeçari me inicialet E. V., banues në të njëjtën lagje, është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, i riu nuk ka mundur të shpëtojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?