E bukur, por arrestohet. Prishi qetësinë publike dhe fyeu policët

Një 27-vjeçare me iniciale D.A., ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi së bashku me një 23-vjeçare me iniciale Xh.A, kanë prishur qetësinë publike në qytet duke krijuar shqetësime dhe zhurmë për banorët, ndërsa 23-vjeçarja u vu nën hetim.

Po ashtu, gjatë momentit të shoqërimit në komisariat, të rejat kanë kundërshtuar efektivët dhe i kanë fyer.

Materialet në ngarkim të dy të rejave i kaluan prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?