E marta e zezë, tjetër aksident me vdekje në Lushnje

Kjo e martë ka rezultuar fatale për aksidentet. Një tjetër aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur pasditen e së martës në Lushnje. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”. Shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.

Pak minuta më herët, një tjetër aksident i rëndë ndodhi në Divjakë. Një automjet doli nga rruga dhe për pasojë, ndërroi jetë një person, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

SHKARKO APP