E përplasi me makinë i riu pa patentë, ndërron jetë babi i 3 fëmijëve. Ishte në koma në spital

Këtë të mërkurë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik (Tomani) Barjami, 35-vjeç, i cili prej 10 ditësh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier.

Paçka ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun. Aksidenti ndodhi në lagjen “Liri Gero”, ku 35-vjecari u përplas nga mjeti teksa ishte duke kaluar rrugën.

17 vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, ndërs ishte në timon pa patentë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?