Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, pistë hetimi edhe vrasja e dy shqiptarëve në Greqi

Pse u vra Edmond Papa në kryeqytet? Ka dyshime të forta që disa orë pas vrasjes së tij, në vendin fqinj u ekzekutuan dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, për zhdukjen e një ngarkese prej 700 kg kanabis.

Grupi hetimor ka dyshimet se vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi Papa, Çerçizaj dhe Ogranaja kanë pasur lidhje miqësore më herët. Në shkëmbimin e informacionit, Policia e Tiranës ka kërkuar të dhëna, nëse miqësia e tyre është krisur dhe vrasja e dy shpatarëve në Greqi është si kundërpërgjigje e asaj të Papës në kryeqytet.

Si pjesë të hetimit, uniformat blu kanë nisur verifikimet edhe marrëdhënien që 49-vjeçari Papa ka pasur me Aleksandër Sadikajn, i cili u ekzekutua me tritol në automjetin, në qershor të këtij viti po në Tiranë. Edhe kjo ngjarje vijon të jetë ende e pazbardhur nga policia.

Marrë nga /Abc News Albania/

SHKARKO APP