Ervis Martinaj dhe kërkesa për ta shpallur të zhdukur, gazetarja Lala: Familja dhe pasuria…

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka kërkuar zyrtarisht që djali i tij të shpallet person i zhdukur. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, shpjegoi procedurën ligjore që duhet ndjekur përpara se një person të shpallet zyrtarisht i zhdukur.

”Ligji parashikon që gjykata nuk mund ta shpallë një person të zhdukur menjëherë pas paraqitjes së kërkesës. Duhet të kalojë një periudhë prej gjashtë muajsh, gjatë së cilës kryhen të gjitha verifikimet nga institucionet përkatëse.

Gjatë kësaj periudhe, gjykata i drejtohet me shkresa institucioneve shtetërore dhe ligjzbatuese, për të kërkuar informacion mbi çdo të dhënë që mund të lidhet me personin në fjalë. Në këtë rast, kërkesat dërgohen te Prokuroria e Lezhës, që po heton zhdukjen e Martinajt, Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku Martinaj ishte subjekt nën hetim si dhe institucione të tjera si SHISH dhe INTERPOL.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse të gjitha përgjigjet rezultojnë negative dhe nuk ka asnjë provë apo dokument që vërteton se Ervis Martinaj është gjallë, atëherë gjykata, pas kalimit të afatit ligjor, mund të vendosë shpalljen e tij si person i zhdukur. Pas kësaj shpalljeje, pas katër vitesh nga data e vendimit, familjarët ligjërohen për të ushtruar të drejtat pasurore dhe procedurat e tjera ligjore që rrjedhin nga statusi i personit të zhdukur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?