FOTO/ Vdekja e Kurtit, nisin hetimet për mjekët e spitalit të Traumës. Shfaqet duke marrë serum

Edhe pse fill pas ngjarjes, spitali i Traumës tha se 32-vjeçari Lear Kurti mbërriti i pajetë, ketimet kanë nisur edhe për mjekët.

Paraprakisht spitali i Traumës tha se Kurti mbërriti i vdekur, por në një foto 32-vjeçari shfaqet me një serum. Ekspertiza nga ana e saj, tha se Kurti ndërroi jetë pasi nga frika e policisë gëlltiti qesen me kokainë, kaloi në overdozë.

Nëna e Lear Kurtit ka thyer heshtjen dhe ka folur për ngjarjen tragjike, të vdekjes të të birit në duart e Policisë së Shtetit. Ajo rrëfen skenën e frikshme që ka parë, atë të dhunimit nga Policia.

Një tjetër protestë do të mbahet sot në Tiranë nga rinia dhe shoqëria civile, dhe e mbështetur nga opozita.

SHKARKO APP