FOTOLAJM/ Altin Ndoci u arratis nga Spitali i Durrësit, momenti kur ikën me vrap

Altin Ndoci i arrestuar nga SPAK-u, u arratis nga spitali i Durrësit. Një foto është bërë virale, ku shihet Ndoci teksa po vrapon për tu larguar dhe i veshur tërësisht me rroba të zeza.

Altin Ndoci që prej vitit 2020 mbahej i izoluar në burgun e Durrësit me urdhër të SPAK. Ncoci u shoqërua këtë të martë për në spital për të kryer vizita mjekësore nga 5 efektivë të Burgjeve, dy prej të cilëve e shoqëruan brenda.

Ai kërkoi të shkonte në tualet, më pas goditi me grusht një prej efektivëve dhe u largua nga kati i 3-të nëpërmjet shkallëve. Një prej efektivëve që e ka ndjekur pas, ka qëlluar në ajër për ta trembur, por Ndoci është larguar nga ku dyshohet se një “Audi A7” e priste në zonën e parkimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?