Gazetari Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vr*rë, u bë një aleancë dhe trupin…

Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet prej gushtit të vitit 2022, dhe për këtë shkak babai i tij, Mustafa Martinaj kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. Gazetari Artan Hoxha thotë se Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur. Sipas tij, në botën e krimit është bërë një aleancë midis grupeve vetëm për të eliminuar Ervis Martinajn.

”Problemi që kanë ata 3 vite e gjysmë nuk kanë kontakt. Kontakti i fundit ka qenë më 9 gusht dhe kanë komunikuar me mesazh dhe janë ndërprerë kontaktet. Versioni është që ata e kanë rrëmbyer dhe vrarë duke e zhdukur kufomën. Nga ajo ngjarja deri sot është një tjetër aleancë që e drejton vendin.

Martinaj është babai i katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë. Në Shqipëri mund t’i fshihesh kujdo, por jo miqve të tu apo dhe hasmit. Jam i bindur që e kanë eliminuar”,-tha Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?