Gilmando Dani shkon në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij
Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, i njohur si “krahu i djathtë” i Emiljano Shullazit, janë zgjeruar përtej kufijve, duke përfshirë edhe autoritetet spanjolle.
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion për vizitën katërditore të Danit në Spanjë, nga data 7 deri më 11 nëntor, për të zbuluar aktivitetin e tij dhe kontaktet e mundshme gjatë qëndrimit atje.
Gilmando Danaj udhëtonte shpesh pas lirimit nga burgu, ndërsa u vra sapo zbriti në aeroportin e Rinasit, teksa po largohej me makinë.
Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në rrethrrotullimin pranë Rinasit, ku tre persona të armatosur i bënë pritje dhe e qëlluan për vdekje. Nga atentati mbeti i plagosur rëndë edhe miku i tij, Muçi Sheqeri, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike.
Policia shqiptare ende nuk ka identifikuar autorët e atentatit, ndërsa hetimet vijojnë me shoqërime në Krujë dhe Fushë Krujë, në përpjekje për të zbardhur motivet dhe rrjetin e përfshirë në ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

