Gjendet e vdekur në banesë 26-vjeçarja në Tiranë, policia tregon se çfarë ka ndodhur
Kronikë E Shtunë, 4 Shtator 2021 19:22
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një 26-vjeçare është gjetur e vdekur në banesë.
Sipas policisë 26-vjeçarja E.T dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës duke varur veten.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se është vetëvarur në banesë shtetasja E. T., rreth 26 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.