Gjimnazi mesazh për vd*kjen e 16-vjeçares: Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë mes nesh

Humbje tragjike është lajmi i raportuar sot, ku në Shkodër 16-vjeçarja M.U ka ndërruar jetë në spital si pasojë e një arresti kardiak. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë që Prokuroria po vijon hetimet.

Gjimnazi privat “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër, ka ndarë një mesazh ngushëllimi për familjen dhe shokët e shoqet e Monikës, teksa zbulon se ajo ishte një studente në këtë institucion arsimor.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme dhe të papritur nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Monika Urtari. Nuk gjejmë fjalë që të shprehin trishtimin dhe boshllëkun që kjo humbje ka lënë në shkollën tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto momente të vështira jemi pranë familjes me lutje, besim dhe dhimbje të përbashkët. Kujtimi i Monikës do të mbetet gjithmonë i gjallë mes nesh. Pushoftë në paqe”, thuhet në reagimin publikës të shkollës ku studionte 16 vjeçarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?