GJKKO “blindon” në paraburgim Aldo Avdylin

Një ditë pasi u prangos nga RENEA, Aldo alias Elidon Avdyli u përball me Gjykatën e Posaçme. Në dy seanca të njëpasnjëshme, kjo gjykatë konfirmoi dy masat e sigurisë “arrest në burg” të dhëna në mungesë ndaj tij për llogari të dy hetimeve të ndryshme të SPAK.

Në seancën e parë, gjykata vendosi të vijojë masën e arrestit të dhënë si i dyshuar në dosjen “Revanshi”. Sipas SPAK në këtë hetim, Avdylaj dyshohet për “përgatitje të kushteve për të kryer vrasje”. Në seancën tjetër, Avdylit ju komunikua masa e sigurisë “arrest në burg” e caktuar pas dyshimeve të përfshirjes së tij në ekzekutimin e Edmir Bregut 21 janarin e vitit 2021, në Durrës.

Sipas SPAK, Avdyli ishte drejtues dhe koordinator i grupit kriminal, ndihmës në krim ishte Enea Kume, ndësa ekzekutor Alfred Doka dhe ngjarja ishte porositur nga Astrit Avdyli, në shenjë hakmarrjeje, pasi më herët viktima kishte tentuar të vriste Aldo Avdylin. Në lidhje me këtë çështje, ai akuzohet për “vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, “kryerje të veprave nga organizata kriminale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?