Hoxha: Nikulaj synonte 10 anëtarë të Këshillit dhe mbështeste kandidatin e djathtë

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha rrëfeu bisedën e fundit me biznesmenin e vrarë në Shëngjin, Ardian Nikulaj. Hoxha tha ndër të tjera se viktima ishte angazhuar në fushatë majtas dhe djathtas njëkohësisht.

”Ka ndikim në zonë. Ka pasur biznese, ka pasur njerëz të punësuar, është marrë me ndërtim. Në bisedën e fundit që kam pasur me të e kam pyetur. Synonte 7-10 anëtarë të Këshillit Bashkiak për partinë e Tom Doshit. 

Njerëz që e njihnin në Lezhë thonin që ai për këshilltarë votat do t’i çonte majtas, ndërsa si kandidat do të mbështeste të djathtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është bab i katër fëmijëve, vëllai i dytë i familjes që është vrarë. Ka edhe dy vëllezër. Nëse kemi të bëjmë me variantin e hakmarrjes, është hapur një lojë e madhe”,-tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?