I dënuar për grabitje, ndërron jetë 49-vjeçari në burgun e Shënkollit
Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit. 49-vjeçari G. Qepa vuante dënimin për veprën penale grabitje me dhunë, ndërsa ka qenë duke u mjekuar.
“IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” G. Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat. Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.”, njofton drejtoria e Burgjeve.