”I forti”, Klement Çala del nga regjimi i egër 41bis

I ”forti” Klment Çela, nuk do të jetojë më në regjimin e egër. Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të hënë, që të lirojë nga regjimi 41bis. Çela është i dënuar për grabitjen e Rinasit. Klement Çala u dënua me 20 vjet heqje lirie, për 4 vepra penale, mes të cilave “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Për prokurorët e posaçëm, drejtues i grupit kriminal që ideoi dhe vuri në zbatim mega grabitjen në Rinas ishte Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë ditën e ngjarjes gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Si pjesë e të njëjtit grup kriminal dyshohet të ketë qenë edhe Talo Çela, i shumëkërkuar nga drejtësia, jo vetëm për grabitjen e Rinasit, por edhe për dy ngjarje kriminale me 4 viktima. Procesi ndaj tij u veçua dhe u pezullua me një vit, për shkak se vijon të jetë në kërkim.

SHKARKO APP