Ikën nga banesa pa gjurmë 14-vjeçari, familjarët kallëzim në Polici
Një 14-vjeçar ka ikur nga banesa e tij në Has, pasi ka marrë pa leje automjetin e të atit të tij. Janë familjarët e adoleshentit që kanë bërë kallëzim në Polici, pasi nuk dinë vendndodhjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Has-Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.
U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
KOHA JONË SONDAZH

