”Ka shpërdoruar FBI-në”, Ylli Dylgjeri: Më falni zonja Kim, ju jeni vetëm një viktimë e kryeministrit tim
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar me lajmet e fundit, që ish-zyrtari i lartë të FBI-së, McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë nga kryeministri Edi Rama. Ai i drejtohet edhe ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim duke i kërkuar falje që ka shkruar kundër saj.
Postimi i plotë
Më fal zonja Kim!
Nga dje, unë nuk shkruaj asnjë gërmë kundër Jush. Po. Seriozisht. Ndaj më ndjeni zonja Kim. Ju jeni vetëm një viktimë e kryeministrit Tim. Jeni e justifikuar plotësisht në tërë veprimtarinë Tuaj ë vendin tim.
Pse? Do të më pyesni.
Sepse dje mësuam se Edi Rama ka korruptuar SHEFIN E MADH TE ANTITERRORIT të FBI në SHBA që ka në profesion marifete e kompromentimet, e jo mos Ju kompromentojë Ju. Ka shpërdoruar FBI-në. Këtu dorëzohem. Me fal Zonja Kim.