Kamionçina që transportonte viça përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen e shoferit ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bathores në kryeqytet.

Një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës

SHKARKO APP